Conor McGregor mund të mos rikthehet edhe për gjashtë muaj të tjerë, sipas një deklarate nga USADA (Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Dopingut).
Edhe pse u përfol për një luftë të mundshme të ‘The Notorious’ së shpejti, siç duket fansave të tij do t’iu duhet të presin edhe për disamuaj.
Kjo vonesë raportohet se po vjen pasi që ‘luftëtari’ do t’i nënshtrohet një testi anti-doping.
Sipas talkSPORT, irlandezi nuk ka hyrë ende në Agjencinë Anti-Doping të Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jetë në të për gjashtë muaj përpara se të mund të ndeshet sërish.
Për t’u ndeshur sërish, atleti i MMA do të duhet të kalojë vetëm dy teste droge.
Rreth këtij testi ka folur edhe vetë McGregor përmes Twitter të mërkurën e kaluar: “Jam i qartë për testimin në shkurt. Unë do të kryej dy testet e mia për USADA dhe ne po rezervojmë një luftë”.
Drejtori i komunikimit i USADA-s, Averi Walker tha për ESPN : “McGregor nuk është i regjistruar në grupin tonë të testimit dhe do të duhej të ishte për gjashtë muaj nëse nuk jepet një përjashtim, i cili ne mendojmë se nuk do të ishte i zbatueshëm”. /Telegrafi/