Bundesliga është rikthyer më në fund, pasi nga mesi i muajit mars, të gjitha ndeshjet ishin ndaluar shkaku i pandemisë botërore.
Gjermania vendosi që sot (16 maj) të rikthehen ndeshjet në Bundesliga 1 dhe 2, derisa kishte momente të bukura nga sporti më i shikuar në botë.
Borussia Dortmundi fitoi derbin 4-0 ndaj Schalkes, derisa Rasenball Sport Leipzig u ndal 1-1 në shtëpi nga Freiburgu.
Golat e shënuar në gjashtë ndeshjet e zhvilluar sot në Bundesligë, u festuan duke mbajtur distancë me lojtarësh edhe pse kontakti mes bashkëlojtarëve dhe kundërshtarëve ekzistonte në çdo moment.
Nga banka rezervë ishte po ashtu një distancë sociale, gjersa lojtarët detyroheshin të mbanin maska dhe dorëza.
Të gjithë që ishin futur në stadium u testuan për pandeminë botërore, e kishte prej lojtarëve që i festuan golat edhe në drejtim të tifozëve virtual e të paqenë
Më poshtë mund t’i shikoni fotot nga rikthimi i Bundesligës: