Në ditët e fundit është folur për një rikthim të David Silva në Mestalla te Valencia.
Marca ia ka hedhur një sy lojtarëve të cilët, pas aventurave të suksesshme diku tjetër, u kthyen aty ku së pari bënë emër.
Armando Maradona, Fernando Torres, Juan Roman Riquelme, Giggi Buffon, Carlos Tevez e shumë emra të tjerë bën rikthim.
Rasti më interesant është ai i Juan Sebastian Veron. AI në moshën 38 vjeçare u kthye te Estudiantes pasi kishte luajtur me shumë klube si Sampdoria, Parma, Lazio, Inter, Manchester United dhe Chelsea.
Më poshtë i gjeni rikthimet më të mëdha në skuadrat e mëparshme.
Fernando Torres: rikthimi te Atletico Madrid bë vitin 2014 (Liverpool, Chelsea dhe Milan).
Paul Pogba: Manchester United në vitin 2016 nga Juventus.
Gianluigi Buffon: pas një sezoni te PSG, ai u kthye te Juventusi
Juan Roman Riquelme dhe Carlos Tevez: Dy argjentinasit e njohur janë kur u kthyen nga Evropa kaluan te Boca Juniors
Juan Sebastian Veron: në moshën 38 vjeçare u kthye te Estudiantes. Ai luajti për klube si Sampdoria, Parma, Lazio, Inter, Manchester United dhe Chelsea.
Pablo Aimar: në vitin 2015, idhulli i Leo Messit u kthye te River Plate pasi luajti te Valencia, Zaragoza, Benfica dhe Johor në Malajzi.
Diego Milito: Sumuesi u kthye të luajë te Racing Club pas suksesit me Genoan, Zaragozan dhe Interin.
Diego Maradona. Në tetor të vitit 1995, argjentinasi u kthye te Boca Juniors pasu luajti te Barcelona dhe Napoli.
Hristo Stoichkov: pasi kaloi një vit te Parma, bulgari u kthye te Barcelona në 1996.
/Telegrafi/