Milan ka marrë një fitore të madhe në San Siro ku ka mposhtur me rikthim 3-1 Olympiacosin.
Milani e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar edhe një gol në minutën e gjashtë me anë të Castillejos, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Mysafirët nga Greqia megjithatë arritën të shënonin të parët në portën e Pepe Reinas.
Ishte mbrojtësi Leonardo Kourtis që asistoi bukur, ndërsa sulmuesi Guerrero shënoi për 0-1.
Milani tentoi të shënonte në pjesën e parë por një gjëje të tillë nuk ia arriti edhe pse kishte disa mundësi të mira me Higuain e Suson.
Por kthesa e madhe e Milanit ndodhi në pjesën e dytë, më saktësisht në 20 minutat e fundit.
Fillimisht Patrick Cutrone barazoi rezultatin në minutën e 70-të pas asistimit nga Ricardo Rodriguez.
Golin e epërsisë Milani e gjeti në minutën e 76-të nëpërmjet Gonzalo Higuain që u asistim nga Hakan Calhanoglu.
Në minutën e 79-të, Rossonerët siguruan fitoren kur edhe njëherë turku Calhanoglu asistoi dhe Cutrone shënoi për 3-1.
Milani vazhdon të kryesojë i vetëm në Grupin F me gjashtë pikë, dy më shumë se Betisi.
Pikërisht ndeshjen e radhës Rossonerët e luajnë në San Siro ndaj Betisit, ndërsa Olyampicos luan në udhëtim tek Dudelange. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X8bi12aTCJA