Golden State Warriors ka bërë një prej rikthimeve më të mëdha në histori të NBA duke fituar ndaj San Antonio Spurs me rezultat 113-111 në ndeshjen e parë të finaleve të Konferencës Perëndimore.
Në çerekun e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Las Vegas, Warriors u gjetën në disavantazh prej 25 pikësh, ndërsa para se të shkonin në pushim arritën ta ngushtojnë në minus 20 pikë diferencën (62-42).
Basketbollisti i San Antonios, Kawhi Leonard, pësoi një lëndim dhe u desh të largohej dhe këtë e shfrytëzoi Golden State në vazhdim duke i rikthyer gjërat në favor të vetin.
Rikthimi nga disavantazhi prej 25 pikësh nuk ka ndodhur në finalet e konferencave që para 15 vitesh.
Duke qenë se akoma nuk dihet situata e Leonard, Warriors tash janë favoritë edhe për ndeshjen e dytë që zhvillohet të martën.
Vlen të theksohet se Kevin Durant dhe Stephen Curry shënuan 74 pikë në kombinim në këtë përballje. /Telegrafi/