Ndeshja miqësore ndërmjet Tiranës dhe Lirisë që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, përfundoi me rezultat 3-3.
Në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, nikoqirët kishin krijuar epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë të lojës.
Mirëpo, skuadra nga Prizreni u kthye në gjysmën e dytë për të bërë lojë shumë më të mirë. Dhe kur gjyqtari dha fishkëllimën e fundit, të dyja skuadrat i kishin shënuar nga tre gola.
Në fakt, në gjysmën e dytë, Liria arriti ta përmbysë rezultatin me golat e Ilir Mustafës (66’), Meriton Korenicës (77’) dhe Artur Maganit (90’).
Mirëpo, në minutat shtesë, Tirana shënoi golin e barazimit. /Telegrafi/