Site icon Telegrafi

Rikthehet Unikkatili, publikon këngën e re “A pe sheh” në bashkëpunim me Milot dhe Phenom

Reperi i njohur Unikkatili ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij të fuqishëm me një projekt të ri muzikor.

Kënga në fjalë është tashmë në dispozicion të publikut, pasi reperi e ka lansuar atë në kanalin YouTube.

“A pe sheh” titullohet kënga e tij e re, të cilën kësaj radhe Unikkatili e sjell në bashkëpunim me reperët e tjerë të labelti TBA, Milto dhe Phenom.

Muzika dhe teksti janë punuar nga vetë reperët, ndërsa kënga është publikuar në versionin “audio me tekst”.

Kjo është kënga e parë e Unikkatilit për vitin 2018, e cila shënon njëherësh edhe rikthimin e tij pas një mungese të gjatë në tregun muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version