Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ditë më parë zgjoi kureshtjen e fansave të tij të shumtë se ai po përgatiste diçka të re.
Dhe, sot (e enjte) Viktor Paloka (emri i plotë) është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Pas një pauze të gjatë pothuajse dy vjeçare, reperi ka publikuar në kanalin zyrtar të YouTube këngën që mban titullin “Po eci”.
Producent i këngës është vet reperi, i cili po ashtu ka bërë miksimin bashkë me Miles.
I njohur për realizimin e këngëve pa videoklip, edhe kjo e fundit është publikuar vetëm në versionin audio.
Padyshim kënga do të mirëpritet nga fansat e tij, cili konsiderohet ndër reperët e parë dhe më të suksesshëm shqiptar.
Kujtojmë që Paloka prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa herë pas here është rikthyer me koncerte në vendlindje. /Telegrafi/