Site icon Telegrafi

Rikthehet spektakli ‘Miss dhe Mister Peja 2017’

Kanë kaluar plot 10 vite qëkur është mbajtur për herë të fundit spektakli për me të bukurën e vendit në qytetin e Pejës.

Traditën po e vazhdon këtë vit fotografi i njohur nga Peja, Ilir Lajqi, i cili e organizon këtë spektakël të madh të bukurisë ‘Miss & Mister Peja 2017’.

“Jemi në përfundim të të gjitha përgatitjeve që ky spektakël të jetë madhështor, ashtu siç duhet”, ka thënë ai.

“Jam shumë i kënaqur që organizimi i këtij spektakli është përkrahur në maksimum nga DKRS-ja e komunës së Pejës,nga familja, miqtë dhe bashkëvendësit e mi” ,ka thënë më tej organizatori Lajqi, duke shtuar se spektakli do të jetë madhështor edhe nga mysafirët nga bota e modës, shoubizit, kulturës, artit dhe fushave të tjera.

Evenimenti do të mbahet këtë të enjte, me datë 27.04.2017 nga ora 19:00 në restorantin “Univers” në Pejë.

Se kush do ta rrëmbejë kurorën, presim vlerësimet dhe njoftimin nga organizatorët.

Exit mobile version