Telegrafi

Rikthehet sherri virtual, DJ Blunt i reagon ashpër Ledri Vulës: Pas 20 vitesh karrierë, mezi e publikove një album

Vite më parë u ngjall një debat i ashpër virtual mes reperëve Blunt dhe Real 1 me rep-artistin Ledri Vula.

Kolegët e hip-hopit që dikur kishin bashkëpunuar në këngën “Nëse m’don ti”, një hit i vitit 2014, duket se tani më nuk gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

DJ Blunt u rikthye edhe njëherë në qendër të vëmendjes kur në orët e vona të së hënës publikoi në InstaStory disa video radhazi, ku shfaqej duke kritikuar kolegun e tij, Ledri Vulën.

Ai përmendi bisedën e zhvilluar në InstagramLive mes Ledrit dhe Capital T së fundmi, të cilët paralajmëruan për fansat publikimin e albumit më të ri “Skulpturë” nga Capital T, që do të plansohet më 1 korrik.

Lexo po ashtu Capital T zbulon koopertinën e veçantë të albumit dhe konfirmon bashkëpunimin me Ledrin

Në bisedën e zhvilluar me njëri-tjetrin, Ledri dhe Kapo cituan faktin se si e kanë kthyer në trend publikimin e albumeve, kjo pasi po në këtë vit, Vula ka publikuar albumin e tij “10/10”.

I revoltuar nga kjo deklaratë e tyre, Blunt thotë se është duke e lansuar albumin e tij të nëntë, teksa e ka cilësuar projekt të dobët albumin që Ledri publikoi, duke përmendur kohën e gjatë që i është dashur për ta punuar dhe publikuar atë.

“Hala duke kënduar për 99 probleme që 10 vjet. Mos të kisha qenë unë, Geti, RTV 21 dhe dy milionë e gjysmë bashkëpunime që të kanë ndihmuar për me dhezë, besomë ti ende do kishe qenë duke ndenjur para mahallës”, dëgjohet duke thënë DJ Blunt përgjatë videos.

(Videoja përmban fjalor të papërshtatshëm, nuk preferohet për lexuesit nën moshën 16 vjeçare)

Përkundër këtij debati virtual dhe atij të zhvilluar disa kohë më parë mes reperëve në fjalë, ende nuk dihet origjina e këtij konflikti. /Telegrafi/