Site icon Telegrafi

Rikthehet sërish vëmendja tek skenat e Salt Bae në finalen e Botërorit – por tani për një arsye më kuptimplotë

Salt Bae është zotuar se nuk do të shkelë më kurrë në një fushë futbolli pas skenave të shëmtuara nga ai në finalen e Kampionatit Botëror që u mbajt në fund të vitit 2022 në Katar.

Argjentina mundi Francën 4-3 pas kohës shtesë në atë që shumë besojnë se është finalja më e e mirë e të gjitha kohërave.

Ishte e kuptueshme se lojtarët ishin të etur për të marrë në dorë trofeun prestigjioz – por po ashtu ishte edhe Salt Bae.

Lexo po ashtu Salt Bae përjashtohet nga një tjetër turne i madh, pas veprimeve të shëmtuara në Botëror

Kuzhinieri turk, emri i vërtetë Nusret Gokçe, postoi një numër fotografish në llogarinë e tij në Instagram, të cilat e tregonin atë duke bërë selfie me lojtarët e Argjentinës, duke kafshuar medaljen e portierit Franco Armani dhe duke mbajtur trofeun.

Ai fillimisht u refuzua nga Messi për një foto, por më në fund mori një me një legjendë të Barcelonës me pamje pak të pakënaqur disa minuta më vonë.

Veprimet e tij, veçanërisht në mbajtjen e trofeut, u kritikuan nga shumë më pas – por kuzhinieri tani ka rikthyer ato skena për të zbuluar se në fakt nuk i pëlqente vëmendja ndaj tij.

Lexo po ashtu Bëhet viral postimi i Jake Paul për veprimet e fundit të Salt Bae në Kampionatin Botëror

Duke folur në një intervistë për The Times, Salt Bae shpjegoi se nuk ndihej i ‘i huaj’ në fushë, për faktin se ai jetonte në Argjentinë dhe shumë nga lojtarët kishin vizituar restorantin e tij.

“Nuk mund të bëj asgjë për arsyen që isha atje, por nuk do të shkelja kurrë më në fushë”, ka deklaruar ai.

“Kishte dy miliardë njerëz që shikonin finalen e Kampionatit Botëror. Sa njerëz po flasin për mua? Pesë miliardë. E gjithë bota”.

Lexo po ashtu Pas akuzave dhe acarimeve, presidenti i FIFA-s kalon në nivel personal me Salt Baen

“Unë nuk dola në fushë me qëllim reklamimi, thjesht më pëlqeu. Më pas ishte pak surprizë. Kishte të paktën 1000 njerëz të tjerë në fushë, por kur ata shfaqin videon, kuptojnë se isha vetëm unë”.

“Kurrë, kurrë nuk kam dashur të lë në hije asgjë. Nuk më pëlqeu vëmendja. Nuk kam shkelmuar askënd, nuk kam vjedhur asgjë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version