Artistja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, po rikthehet me këngë e videoklip pas një pauze të gjatë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Krijuesja e hitit “Duhemi” ka ndarë një video nga xhirimet e klipit në të cilën ka marrë vëmendje me paraqitjen atraktive.
Ajo vjen me elemente tradicionale në veshje, gjersa duket në top formë përkundër viteve.
Ryva këtë kohë bëri një tërheqje nga muzika për shkak të jetës private, marrë parasysh që në 2020 u bë nënë për herë të dytë.
41 vjeçarja tanimë është nënë e dy fëmijëve: një vajze dhe një djali me partnerin e saj, Fidanin. /Telegrafi/