Telegrafi

Rikthehet saga e vjetër: Juventusi negocion transferimin e Icardit

Juventusi e ka rikthyer përsëri vëmendjen te Mauro Icardi dhe në këtë verë me shumë gjasë do të ketë një marrëveshje.

Sulmuesi argjentinas ishte tek Interi dy sezone më parë, derisa kaloi te Paris Saint-Germain, mirëpo nuk ka arritur t’i bind drejtuesit e klubit.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër e sheh Icardin si zëvendësues të Cristiano Ronaldo ose Paulo Dybalas, në rast se largohen.

Ka kohë që Icardi lidhet me një kalim në Torino, mirëpo Interi gjithmonë kishte refuzuar një ide të tillë.

Që kur kaloi te PSG, sulmues ende nuk e ka nxjerrë më të mirë që kishte shfaqur në Serie A, pasi kishte shënuar 29 gola në edicionin 2017/18.

Deri më tani në këtë edicion, Icardi ka shtatë gola dhe tre asistime edhe pse nuk ka luajtur rregullisht. /Telegrafi/