I biri i Uwe Gemballa, ka hapur një kompani modifikimi dhe do të bëjë një punë speciale në modelin 959
Porsche 959 ishte një makine e veçantë, e cila u lansua në mesin e viteve të 80-ta, që i përmbushte kërkesat e homologimit të makinave të garave që i përkisnin Grupit B, transmeton Telegrafi.
Ndërtimi saj nga alumini dhe Kavlari e bënin shumë të lehtë, derisa sistemi i funksionimit të brendshme ishte bërë me mundësitë më të mira të asaj kohe. Megjithatë, ishte mesi i viteve të 80-ta dhe kjo veturë, as që mund të krahasohej me nevojat e kësj kohe.
Por, gjithnjë ka shpresë dhe këtë mund ta rikthejë Marc Phillip Gemballa, që është i biri i Uwe Gemballa i njohur për modifikime makinash të vjetra.
Bazuar në përvojën që ka marrë nga i ati, me Marc do të drejtojë kompaninë, në rikthimin e Porsche 959 të dikurshme, në makinë që i përshtatet kohës moderne me dizajn dhe teknologji.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur se çfarë do të bëhet konkretisht, por pritet që Porsche 959 të arrijë në formën më të mirë. /Telegrafi/