Gati dy muaj pas publikimit të albumit të saj të fundit, Taylor Swift, ka interpretuar këngën “Betty” në skenë për herë të parë në ‘Academy of Country Music Awards’.
Swift mbajti një performancë të mahnitshme me kitarë dhe ishte ulur në një stol, në të cilin fokusohej në një dritë.
Përveç se ishte performanca e parë e këngës, koha e yllit 30-vjeçar në skenë shërbeu si hera e parë që ajo interpretoi në ACM Awards në shtatë vjet.
We'll have you, and we want you, @taylorswift13! It is so great to have Taylor back on the #ACMawards stage. Tune-in to @CBS to watch the show now! pic.twitter.com/nchgiiYzAV
— ACM Awards (@ACMawards) September 17, 2020
Performanca e saj e fundit, në 2013, u zhvillua jo shumë kohë para se këngëtarja e “Shake It Off” të kalonte në muzikën pop.
Për paraqitjen, biondja kishte veshur një palë pantallona kafe dhe një triko të shndritshme.
Ajo kishte kapur flokët dhe lëshoi balluket para, gjersa ishte kujdesur për stilin grimin dhe pamjen atraktive.
SHE 👏 SHOWED 👏 UP 👏 AT 👏 THE 👏 PARTY
• #Betty #ACMawards @taylorswift13 pic.twitter.com/dMZt7VkJmS
— ACM Awards (@ACMawards) September 17, 2020
Çmimet e këtij viti u transmetuan në tre vende të ndryshme të njohura si: Grand Ole Opry House, Bluebird Cafe dhe Ryman Auditorium.
Swift luajti në ikonën Opry House. /Telegrafi/