Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi, po rikthehet në muzikë pas një periudhe të gjatë.
Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, po vjen në bashkëpunim me reperin Stine.
E njëjta thekson se është dashur një melodi e bukur dhe një shoqëri që e mbështet për të mos u tërhequr nga asgjë.
“Vite pa realizuar një videoklip të këtyre përmasave: U desh një melodi e bukur një shoqëri e cila më mbështet gjithmonë për të mos u tërhequr nga asgjë dhe ja ku jemi, në fund të një projekti i cili pret vetëm të dëgjohet nga ju”, kanë qenë fjalët e saj.
Në klip, ylli i muzikës pop vjen me një paraqitje të mahnitshme e me ‘look’ shumë të veçantë.
Të shumtë janë fansat që po e presin rikthimin e 42 vjeçares duke qenë se prej vitesh ka bërë një distancim.
E njëjta viteve të fundit nuk ka munguar me pjesëmarrje vetëm në “Kënga Magjike”. /Telegrafi/