Telegrafi

Rikthehet pas një kohe të gjatë në skenë, Beatrix Ramosaj: Kjo këngë është gjithçka për mua

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ditën e djeshme (e hënë) është kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohë të gjatë.

“Dancing With The Devil” mban titullin kënga e re, e cila ka rikthyer 26 vjeçaren pas tri vitesh në skenë.

Ajo së fundmi ka bërë një shkrim rreth kësaj, duke shtuar se ka qenë një kohë e vështirë në momentin që e realizoi projektin.

Shkrimi i plotë i Beatrix Ramosaj (pa ndërhyrje):

“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua. Një ditë tjetër isha duke u ndjerë e humbur, në ndjenjat e mia në atë moment pas një kohe të gjatë.

Fjalët dhe melodia erdhi nga unë si magji. Mezi po prisja të publikoja këtë këngë special me ju. Nuk po besoj akoma që kjo ka ndodhur.

Dua te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi qe bene te mundur realizimin e ketij projekti. Jam shumë e lumtur.

Artemis Hajdini: Ti e di, qe une te vleresoj shume.

I kam pelqyer gjithmone punet e tua ndaj dhe ti ishe zgjedhja ime e pare per realizimin e ketij klipi. Faleminderit qe kape momentet me te bukura. Te jam mirenjohese!

Eugent Bushpepa ishte privilegj per mua te te kisha pjese te ketij krijimi qe per mua do te thote shume. Pjesemarrja jote ne te do te jete nje nga kujtimet me te bukura per mua.

Adorela & Alban

Nuk gjej asnjehere fjalet e duhura t’ju falenderoje mjaftueshem. Ju i dhate jete endrres time. Ju dua!.

Briz, Faleminderit qe gjithmone ke qene mbeshtetja ime dhe te jam shume mirenjohese per cdo bashkupunim qe kemi pasur.

Ergys Turku dhe Fatlind Dehiri

Ju dua! I keni dhene kenges jete edhe ngjyrat e rock-ut ku mua me fle shpirti

Giorgo

Faleminderit per energjine dhe shpirtin tuaj te lire”.

Rikthimi i Beatrix duket se u prit mirë edhe nga publiku, gjersa mblodhi mijëra klikime pak orë pas lansimit. /Telegrafi/