Telegrafi

Rikthehet pas një kohe të gjatë në Kosovë, Enis Bytyqi: Dëgjova që edhe në makinë kur jam vetëm duhet të mbaj maskë

Enis Bytyqi vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Artisti, i cili numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare, prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani.

I njëjti duket se është rikthyer pas një kohe të gjatë në Kosovë dhe në një nga postimet që ka publikuar së fundmi siç shihet ka ironizuar me masat preventive ndaj COVID-19.

Enis Bytyqi (Foto: Instagram)

“Dëgjova që duhet me mbajt maskë edhe në makinë kur jam vet”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enis Bytyqi

Reagimet ndërkohë pranë postimit nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në këtë rrjet të popullarizuar.

Enisi gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore, pavarësisht situatës me coronavirus.

I fundit projekt i lansuar nga ai mban titullin “Çelik”, i cili tashmë ka kaluar shifrën e 1.7 milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/