Telegrafi

Rikthehet Nikollë Nikprelaj, lanson këngën “Linda” me Albin

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Nikollë Nikprelaj është rikthyer me një projekt të ri.

Artisti i muzikës pop folk i njohur për shumë hite të tij vjen në një formë krejt tjetër.

Me ritme verore dhe një videoklip me ngjyra të bukura, këngëtari ka treguar se di të bëj edhe muzikë moderne.

Kënga është një produksion i Nurteel, në muzikë dhe videoklip.

Duket se këngëtari Nikprelaj do të vazhdojë me projektet e tij në skenën muzikore, projekte këto që pritet të jenë të zhanreve më moderne.

Kënga e fundit e Nikollë Nikprelajt daton që para pesë muajsh dhe ishte një pjesëmarrje televizive që u titullua “Të dua pa sherr”, kurse klipi i fundit ishte “Nusja jonë Miss” para tri vitesh që arriti afro dy milionë klikime. /Telegrafi/