Site icon Telegrafi

Rikthehet në YouTube “Pyes lotin” në bashkëpunim me Capital T, Elsa Lila: Kush duron, fiton

Foto: Elsa Lila/Instagram

Këngëtarja Elsa Lila solli një duet shumë të veçantë në natën e tretë të Festivalit të 61-të të Këngës në RTSh, e njohur si nata e kujtimeve.

Ajo kishte ftuar mikun e saj, reperin Capital T, për të sjellë një ripërpunim të hitit të saj absolut, “Pyes lotin”.

Por një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer aspak kompozitorit të këngës Valentin Veizi, i cili kishte kërkuar menjëherë largimin e saj nga YouTube.

Foto: Elsa Lila/Instagram

Dhe kështu ndodhi për disa javë me radhë deri sa më në fund dyshja e kanë rikthyer në kanalin YouTube këtë këngë.

Lexo po ashtu Elsa Lila dhe Capital T me duet të veçantë në Festivalin e Këngës në RTSh, risjellin "Pyes Lotin"

Ka qenë Elsa, ajo e cila ka dhënë njoftimin përmes një postimi në InstaStory, duke i lajmëruar fansat që kënga tashmë është rikthyer.

Foto: Elsa Lila/InstaStory

”’Pyes Lotin’ rikthehet në YouTube! Kush duron, fiton”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë në InstaStory.

Lexo po ashtu Dirigjenti i Elsa Lilës ngre një sërë akuzash ndaj familjes Kelmendi: Paguan 5000 euro për mikrofonat, të rinjtë morën pesë karta telefoni për 15 vota

Elsa përndryshe rezultoi fituese nga juria profesioniste në edicionin e 61-të të Festivalit të RTSh-së me këngën “Evita”, por ajo nuk do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

Formula e re e festivalit parasheh këngën më të votuar nga publiku si përfaqësuese drejt Eurovisionin, e cila në Fest 61 rezultoi të ishte “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi. /Telegrafi/

Exit mobile version