Deri tek fillimi i festivalit “Sunny Hill” kanë mbetur pothuajse tre javë, gjersa tashmë janë zbuluar edhe artistët që do të performojnë në Prishtinë.
Natyrisht, që ylli kryesor i kësaj ngjarje madhështore do të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Por, nuk duhet të lihen anash as këngëtarët e tjerë duke përfshirë edhe reperin që bën karrierë në SHBA, Gashin.
Madje, ky i fundit nuk ka qenë në Kosovë ka gati 18 vjet dhe shfaqet entuziast që do të takojë familjarë që nuk e ka ditur që i ka në vendin tonë.
“Nuk kam qenë në Kosovë prej 18 vitesh. Sapo njoftova që do jem atje javën që vjen mora vesh që kam shumë pjesëtarë të familjes akoma në vendlindje dhe nuk i njoh. Më keni thyer zemrën”, ka shkruar Gashi në llogarinë personale në Instagram.
Megjithatë, nuk dihet se për çfarë arsye reperi e ka edituar mesazhin e lënë krahas imazhit të vetë me një shkrim tjetër.
“Nuk kam qenë në Kosovë prej 18 vitesh dhe po gjej gjithë këta pjesëtar të familjes në mesazhe, 11 gusht do të jetë flakë!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Gashi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve në vijim të këtij viti. /Telegrafi/