Telegrafi

Rikthehet në fokus deklarata e Katy Perry para shumë vitesh që konsiderohet si paralajmërim për Russell Brand

(Foto: Sky News)

Pasi Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional, deklarata e ish-bashkëshortes së tij, Katy Perry, është rikthyer në fokus publik.

Përkatësisht, në vitin 2013, këngëtarja kishte folur për martesën e tyre të dështuar në një intervistë për Vogue.

Ish-çifti u martuan në tetor të vitit 2010, ndërsa aktori me një mesazh e njoftoi dy vite më pas se dëshironte shkurorëzim. Katy kishte thënë se në fillim e fajësoi veten për divorcin derisa zbuloi “të vërtetën” për të.

Lexo po ashtu Russell Brand dyshohet se përdhunoi një grua vetëm pesë muaj pasi finalizoi divorcin me Katy Perryn

“Ndjeva shumë përgjegjësi për përfundimin (e martesës), por më pas zbulova të vërtetën, të cilën nuk mund ta zbuloj domosdoshmërisht sepse e mbaj të mbyllur në kasafortën time për një ditë me shi”, kishte thënë asokohe Perry.

“Kur u takuam, ai donte një partner që do të ishte i barabartë me të. Mendoj se burrat e fortë shpesh duan barazi dhe kur e arrijnë atë, thonë se nuk mund ta përballojnë atë”. Ndjeva një përgjegjësi të madhe për faktin që martesa jonë mori fund, por më pas zbulova të vërtetën e vërtetë, të cilën nuk mund t’jua zbuloj”, tha ajo më pas.

Lexo po ashtu Rrëfimi i gruas që pretendon se u përdhunua nga Russell Brand: Më quante "fëmijën e tij" dhe ma humbi virgjërinë kur isha 16 vjeçe

Ylli i muzikës pop e ka përshkruar sjelljen e Brand si “shumë kontrolluese”, ndërsa shumë fansa konsiderojnë se me ato deklarata, Katy kishte sugjeruar tek e kaluara e errët e Brand.

Kujtojmë që komiku është akuzuar nga katër femra për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional, të cilat kanë deklaruar se kjo ka ndodhur në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2013, kur ai ishte prezantues në BBC Radio 2 dhe Channel 4. /Telegrafi/