Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi është rikthyer në Kombëtaren e Argjentinës pasi kishte paralajmëruar pensionimin e tij.
Ylli i Barcelonës ka qenë vendimtar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait ku përballë kishte shokun e ngushtë Luis Suarez.
Kapiteni i Argjentinës është pritur mjaftë mirë nga tifozët pasi ndërroi vendimin e tij dhe pranoi të luaj për vendlindjen.
Në sfidën ndaj Uruguait që ishte e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, Messi ishte vendimtar në fitoren 1:0.
Ishte minuta e 43-të, kur mbreti Leo goditi nga rreth 20 metra dhe mposhti portierin Muslera.
Me këtë fitore Argjentina ia ka rrëmbyer pozitën e parë në grup Uruguait dhe pas shtatë ndeshjeve ka 14 pikë, një më pak se kundërshtari i mbrëmshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2ajik31AAy8