Telegrafi

Rikthehet Ledina Çelo, sjell këngën e re “C’est la vie” në bashkëpunim me Majk Çelon

Foto: Ledina Çelo/YouTube

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ledina Çelo, i është rikthyer skenës pas një pauze të gjatë!

Ajo ka publikuar këngën e saj më të re “C’est la vie”, e cila vjen në bashkëpunim me një anëtar të sajin të familjes, Majk Çelon.

Kënga është punuar nga producenti i huaj, Johannes Lowien, gjersa për tekstin janë kujdesur Majk Çelo dhe Olti Curri.

Foto: Ledina Çelo/Instagram

“C’est la vie” vjen për fansat e gërshetuar në tri gjuhë: shqip, gjermanisht dhe frëngjisht.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shqiptare është shfaqur me një performancë mjaft atraktive dhe të veçantë.

Xhirimet janë kryer në Gjermani, gjersa për anën vizuale është kujdesur produksioni ROW Media GmbH. /Telegrafi/