Këngëtarja Fifi dhe Çiljeta më në fund kanë vendosur që të pushojnë konfliktin e tyre.
Dikur kanë qenë në raporte të afërta, madje Fifi u strehua te këngëtarja shqiptare në Tiranë.
Por, raporti i tyre u acarrua pasi Fifi nuk i dha pikë Çiljetës në festivalin, Kënga Magjike.
Këngëtaret si duket kanë bërë paqe dhe tashmë janë në rregull me njëra-tjetrën.
Dueti i tyre “Big Booty” ishte fshirë nga YouTube kohë më parë, por tashmë është rikthyer në YouTube.
Fifi e ripostoi projektin në rrjetin social Instagram duke treguar kënaqësinë e saj.
Fifi është edhe tekstrshkruese dhe kompozitore, andaj është mjaft e kërkuar nga artistët shqiptarë për bashkëpunime si krijuese. /Telegrafi/