Telegrafi

Rikthehet Kaltrina Selimi, këngëtarja shkëlqen me dukjen e saj në xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi po i rikthehet muzikës me një projekt të ri, që do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Alban Mehmeti.

Në një bisedë për Telegrafin, Kaltrina ka zbuluar ekskluzivisht detajet e këngës së tyre më të re, e cila titullohet “Zemra jem”.

“Pas bashkëpunimit të projektit tonë të përbashkët të cilin e kemi realizuar festën e fundvitit lindi ideja edhe për një tjetër bashkëpunim të radhës por ndryshe nga ai i kaluari sepse kjo këngë do i përket zhanrit pop, të cilin e kemi kultivuar vazhdimisht. Kënga më e re është në bashkëpunim me Alban Mehmetin është në përfundim, shumë shpejt do jetë në media për publikun për të gjithë fansat e muzikës tonë. Kënga është shumë e këndshme dhe verore, e realizuar nga kantautori shumë i talentuar Irkenci, i cili është përkushtuar në maksimum”, ka thënë Kaltrina Selimi për Telegrafin.

Lexo po ashtu Këngë ritmike dhe klip pranveror, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi shpalosin detajet e bashkëpunimit të ri "Dashnia jem"

E njëjta, ka nisur sot xhirimet e klipit më të ri, në të cilin do të vijë mjaft tërheqëse me pamjen e saj.

Ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa fotografi nga prapaskenat, ku tregon dukjen e saj plot elegancë në një fustan të kuq.

Klipi i plotë pritet të publikohet brenda dy javësh. /Telegrafi/