Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione.
Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor.
Thirrjen e parë për ngritjen e kësaj infrastructure në vendin tonë, e bëri presidenti i ukrianës Volodimir Zelenski, kur vizitoi Tiranën në shkurt të këtij viti, dhe qeverie shqiptare nuk e kundërshtoi.
Propozimi për rikthimin e industrisë ushtarake, argumentohet me nevojat gjeopolitike të kohës, ku furnzimi me armë është bërë i domosdoshëm për NATO-n dhe vendet që ajo mbështet në pozicione lufte.
Përveç kësaj, angazhimi në fuqizimin e një industrie të tillë, mund të konsiderohet edhe si një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit.
Shoqëria shtetërore që do të ngrihet, pritet të rikthejë në funksion uzinat e dikurshme, dhe të integrojë teknologji të reja në armatime.
Kujtojmë se ky nuk do të jetë investimi i vetëm në fushën e mbrojtjes, pasi një plan afatgjatë 10-vjeçar synon mobilizime të shtuara në ushtri dhe ngritjen e disa bazave ushtarake, raporton euronewsal, transmeton Telegrafi.