Iluzioni optik i një palë këpucëve që tregon se cila pjesë e trurit tuaj është mbizotëruese është bërë virale në mediat sociale.
Lori Greiner, një sipërmarrëse amerikane, ka shkaktuar një debat të madh në TikTok pasi mijëra njerëz debatuan për ngjyrën e një palë këpucëve.
Klipi, i cili fillimisht u shfaq në vitin 2019, është bërë sërish viral në rrjete sociale.
Lori pyeti se çfarë ngjyre shohin ndjekësit e saj kur shikojnë këpucën, përcjell Telegrafi.
Njerëzit që e shohin këpucën rozë dhe të bardhë kanë anën e djathtë më dominuese të trurit të tyre.
Megjithatë, ata që shohin gjelbër dhe hirtë kanë anën e majtë më dominuese të trurit.
@lorigreiner #SharkTank #LeftBrain #RightBrain ♬ original sound – Lori Greiner
Dominimi i djathtë i trurit është i lidhur me njerëzit me tipare të tilla si të qenit më emocional, intuitiv dhe krijues.
Ndërkohë, njerëzit e trurit të majtë janë më logjikë dhe analitikë.
Edhe pse truri funksionon në tërësi, ekziston një mit që njëra anë është më e fortë se tjetra tek çdo person, sipas Healthline. /Telegrafi/