Telegrafi

Rikthehet “gruaja me gërshetë”, Timoshenko pretendon të jetë presidente e Ukrainës

Yulia Timoshenko është rikthyer në skenën politike në Ukrainë. Ajo njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet e 31 marsit, të cilat zhvillohen për të zgjedhur kreun e shtetit ukrainas.

Timoshenko, aktualisht 58 vjeçe, kryeministre e Ukrainës nga 2005 deri më 2007, e sërish deri më 2010, është kandidate potenciale për të qenë presidente.

Timoshenko ka njoftuar sot që do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale, gjatë një kongresi të partisë së saj Batkivschina (Patria).

Ajo tha se në rast se zgjidhet kryetare e shtetit do të marrë nën kontroll Kievin dhe Krimenë, si dhe rajonin e Donbass të okupuara nga separatistët filorusë, përcjell Shekulli.

Ish-kryeministrja e vendit Timoshenko përfundoi në burg në vitin 2011, gjatë presidencës së Viktor Janukovich, por u lirua pas Revoltave të Maidan.

Ajo u dënua për shpërdorim detyre dhe kontrata të diskutueshme për importimin e gazit rus. Vetë ajo dhe ka nga ata që besojnë se akuzat janë të motivuara politikisht. Yulia Timoshenko ka mendim e orientim pro-perëndimor.