Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, në Pejë ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë.
Në njoftimin e bërë për media nga KRU ‘Hidrodrini’, thuhet se si pasojë e erërave dhe stuhisë së fuqishme në rajonin e Pejës, që nga mesnata e së mërkurës janë shfaqur probleme me rënie të energjisë elektrike, e të cilat kanë derivuar me ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat të cilat furnizohen nga sistemi i pompave në rajonin e Pejës.
Në njoftimin për media thuhet se kompetentët e KRU ‘Hidrodrini’ gjatë tërë kohës kanë qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me KEDS-in dhe tani, pas rikthimit të energjisë elektrike është rikthyer edhe furnizimi me ujë.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ndërprerje kanë ndodhur vetëm në zonën e mbulueshmërisë së Pejës, gjegjësisht, rajonet e furnizimit nga pompat, ndërsa që situatë e njëjtë, nuk është paraqitur deri më tani në komunat tjera.
Ndryshe, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në rajonin e Dukagjinit./Telegrafi/