Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“A po vjen” titullohet kënga e saj më e re, e cila është ritmike-verore, dhe është punuar nga Room6.
Për vargjet e tekstit është kujdesur artisti i njohur Yll Limani, i cili njëherësh është edhe një nga miqtë më të mirë të këngëtares.
Dhurata është nga ato këngëtare, e cila shumë më rrallë sjell projekte muzikore në skenë, teksa muaj më parë në një intervistë për Telegrafin, kishte treguar arsyet se pse ndodh kjo.
“Në fakt unë kam zgjedhur të funksionoj në këtë formë, të punoj këngë më rrallë, nuk i dihet ndoshta dhe e përshpejtoj këtë ritëm në të ardhmen, por sidoqoftë unë ndihem mirë sa herë që e finalizoj një projekt timin, edhe më mirë ndihem kur përkrahësit e mi e presin me kritika pozitive”, ka thënë Dhurata për Telegrafin.
“A po vjen” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip, i cili i është besuar produksionit Imagine Films.
Në muajt në vazhdim, Dhurata pritet të sjellë për fansat edhe tjera këngë të reja. /Telegrafi/