Telegrafi

Rikthehet ‘Detektivi’ me sezonin e ri

Të martën, pas dy sezoneve të garës me shumë emocione dhe me shikueshmëri mjaft të lartë, “Detektivi”, rikthehet përsëri me sezonin e tretë, bashkë me moderatoren Edita Doli, nga ora 20:05 në RTV Dukagjini.

Si prodhim i televizionit Dukagjini, emisioni ”Detektivi” rikthehet me po të njëjtën tematikë, si kuizi më i ri dhe më atraktiv në vendin tonë.

Pjesë e kuizit janë përzgjedhur personat të cilët kanë kaluar fazën e testimit, duke u përgjigjur në pyetjet logjike dhe me përgjigjen e saktë ai/ajo kanë vazhduar garën për tu bërë pjesë edicionit të ri, për fitimin e çmimit të madh.

Detektivi do të fillojë garën me nga tre kandidatë, e që kuizi më pas do të vazhdojë me garën njësoj, por në gjysmëfinale do të shkojnë vetëm ata të cilët kalojnë të gjitha fazat e garës.
Gjithashtu përpos cmimit kryesor, do të ketë shpërblime edhe për gjysmëfinalista dhe finalistat e mbetur të garës.

Emisioni do të transmetohet çdo të martë me fillim nga ora 20:05 në RTV Dukagjini.