Telegrafi

Rikthehet Danny Boy! Sjell këngën e re “Fjala hip-hop 2” (Video)

Reperi i njohur Danny Boy ka vendosur t’i rikthehet muzikës pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore.

Ai i takon reperëve të gjeneratës së vjetër, ndërsa ka qenë shumë i pëlqyer për këngët e tij ndër vite, dhe disa pjesëmarrje mjaft të suksesshme në festivalin Top Fest.

“Fjala hip-hop 2” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar nga Dorant Beats, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Danny Boy dhe Arday.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, të cilin reperi ia ka besuar produksionit Black Fish Entertainment.

“Fjala hip-hop 2” vjen si një këngë revolte, e cila ngret zërin për të treguar kuptimin e vërtetë të këtij zhanri, i cili ka pasur tendenca të demolohet nga prurjet e reja, që nuk i përkasin atij zhanri.

Ky projekt duket të jetë një rikthim i mbarë për reperin, i cili ndër vite ka qenë i pëlqyer për këngët e tij. /Telegrafi/