Telegrafi

Rikthehet Dafina Zeqiri, performancë e madhe në Duplex të enjtën (Foto)

Dafina Zeqiri i është rikthyer skenës muzikore shqiptare për një seri koncertesh.

Bukuroshja shqiptare do të performojë të enjtën në kryeqytet, në një nga klubet më të mëdha, në Duplex.

Performanca e saj është konfirmuar edhe nga Duplex në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Dafina Zeqiri

Duffye do të performojë bashkë me DJ Geek, që më parë ka shkuar në performanca me Dhurata Dorën.

Duffye kështu rikthehet pas rreth dy vitesh në skenën muzikore shqiptare.

Ajo jetoi në SHBA dhe ishte shumë e angazhuar në projektet muzikore. Ajo realizoi disa klipe, ku u paraqitën edhe yje si French Montana.

Duffye ka pasur kërkesë të madhe nga adhuruesit e saj anë e mbanë trojeve shqiptare për performanca dhe duket se tash kjo dëshirë po zë vend. /Telegrafi/