Site icon Telegrafi

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Pas reshjeve të borës, Prishtina për disa ditë pati ajër më të pastër, por sonte gjendja e ajrit është e rrezikshme.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 22:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 338, që është e rrezikshme.

Shkalla më e larët e ndotjes që Prishtina ka pas këtë vit, ishte më 3 dhjetor, që kishte arritur shifrën rekorde, 493.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Exit mobile version