Sonte në Prishtinë është rikthyer ajri i ndotur.
Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë në ora 22:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 255, që është i pashëndetshëm.
Shkalla më e larët e ndotjes që Prishtina ka pas këtë vit, ishte më 3 dhjetor, që kishte arritur shifrën rekorde, 493.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.
Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.
Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike. /Telegrafi/