Sapo nisi të dalë në portale thjesht si një thashethem pa pasur një baze konkrete lajmi se këngëtarja Eni Koçi dhe këngëtari Genc Prelvukaj ishin në një lidhje dashurie, spekulimet vazhdimisht u shtuan.
Të gjithë u vunë në lëvizje për të gjetur qoftë një detaj të vogël lidhur me historinë e tyre, por Eni dhe Genci vazhdimisht shfaqeshin thjesht si miq në rrjete sociale, edhe pse kurrë nuk pranuan apo kundërshtuan ndonjë gjë lidhur me gjithçka flitej për ta rreth e rrotull.
Duhet të themi, në këtë pikë, kurioziteti u bë edhe më i madh.
Megjithatë për t’i befasuar të gjithë, dyshja lajmëroi në rrjete sociale se shumë shpejt do të vinin me një bashkëpunim në muzikë, detaj ky që rizgjoi edhe një herë dëshirën për të marrë vesh se çfarë po ndodh mes tyre.
Megjithatë, për ta lënë të gjithë këtë historik të ngjarjeve prapa, Blitz.al i ka publikuar dy fotografi, ku dy këngëtarët shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe nuk mungon edhe një përqafim.
Derisa të mohohet apo konfirmohet lidhja mes tyre, do të vazhdojnë spekulimet nëse është fjala për ndonjë përqafim miqësore apo çifti është vërtet në lidhje.
Ndryshe, “Vetëm ti” titullohet kënga që do ta sjellin në një të ardhme të afërt, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj.