Telegrafi

Rikthehen ndeshjet e dyta çerekfinale në Ligën e Kampionëve – kush kalon tutje?

Liga e Kampionëve do të vazhdojë në këtë javë me ndeshjet kthyese në fazën e çerekfinales.

Përballjet e para ishin tejet befasuese, derisa sollën rezultate që pak kush mund ta ketë pritur.

Real Madridi e fitoi ballafaqimin e parë ndaj Chelseat me rezultat 3-1, derisa Karim Benzema realizoi het-trik të lehtë, falë disa gabimeve nga The Blues.

Lexo po ashtu Konfirmohet deklarata e Ancelottit për momentin që Benzema nuk u lejua nga sigurimi të futej në stadium

Ndeshja e dytë zhvillohet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Një tjetër sfidë interesante ishte edhe ajo në mes të Bayern Munichut dhe Villarealit, me këta të fundit që fituan 1-0 në Spanjë.

Por, Bavrezët pritet që ta përmbysin rezultatin edhe pse skuadra nga La Liga nuk është lehtë e befasueshme.

Kujtojmë se të dy takimet luhen nga ora 21:00. /Telegrafi/