Bashkatdhetarët të cilët po vijnë për t`i kaluar disa ditë pushim, po u duhet të presin deri në katër orë në kufirin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë.
Amir Halili thotë se ka vetëm tre ditë pushim, por një i shkoi duke pritur. E, ngjashëm deklaruan edhe të tjerët.
Zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Daut Hoxha, i tha RTK-së se në pikën e kontrollit kufitare në Merdare, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave po zhvillohet normalisht, përveç se si rezultat i fluksit të madh të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës nga Serbia janë regjistruar kolona dhe ka pritje më të gjata në intervale – me rreth dy orë, varësisht nga fluksi. Hoxha tha se në dalje të RKS-së për në Serbi, në këtë pikë pritjet janë rreth gjysmë ore.