Telegrafi

Rikthehen emocionet e Ipko Superligës së Kosovës në futboll, dy derbi lokal në javën e parë

Pritjes së gjatë thuajse tre muajsh për të parë futboll vendor i ka ardhur fundi.

Ipko Superliga e Kosovës në futboll edhe zyrtarisht do të filloj sot edicionin e ri 2019/20, ku na pret një edicion mjaftë i zjarrtë.

Sipas të gjitha gjasave në fund të kampionatit të ri tri skuadra do të dalin në Evropë, ndërsa tani është konfirmuar se nga elita e futbollit kosovar do të largohen katër ekipe direkt.

Java e parë pritet të jetë e zjarrtë, pasi që sot do të zhvillohen dy derbi lokal, në Prishtinë dhe Drenas.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli mbrojtjen e titullit e nis në stadiumin Rexhep Rexhepi ku përballë e ka Drenicën.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet, ku përballë janë dy rivalët lokal Flamurtari dhe Prishtina.

Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së shtunë do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Llapi i Tahir Batatinës do të jetë nikoqir i skuadrës së rikthyer në elitë, FC Vushtrrisë.

Të gjitha takimet e javës së parë në Superligën e Kosovës do të startojnë me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/