Kampionatet më të forta në botë janë rikthyer për të nisur edicionin e ri.
Përveç ligave më të forta atraktive, nga ky vikend do të fillojë edicioni i ri edhe në Ipko Superligën e Kosovës në futboll që pritet të jetë tepër intersant.
Platforma më atraktive në vendin tonë, Ipko edhe për një vit tjetër do të kujdeset për adhuruesit e futbollit në Kosovë.
Në Ipko dhe kanalet Super Sport do të mund t’i ndiqni skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Juventus, Inter, Milan, Roma dhe të tjera.
Ipko edhe këtë edicion do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të elitës së futbollit kosovar.
Flamurtari – Prishtina, Feronikeli – Drenica, Drita – Ferizaj dhe Trepça ’89 – Gjilani do të jenë ndeshjet që transmetohen në platformën më atraktive në Kosovë, Ipko.
Përveç ndeshjeve të futbollit kosovar, adhuruesit e futbollit do të mund të ndjekin edhe ndeshjet Athletic Bilbao – Barcelona, Celta Vigo – Real Madrid, Arsenal – Burnley, Manchester City – Tottenham, Chelsea – Leicester, Wolves – Man United e ndeshje të tjera. /Telegrafi/