Telegrafi

Rikthehen DJ Blunt dhe Real 1, publikojnë “Kryeforte”

Foto: Blunt & Real/YouTube

Dyshja e njohur DJ Blunt dhe Real 1 janë rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Kryefortë” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet dyshja Blunt dhe Real 1.

Foto: Blunt & Real/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip me atmosferë verore, i cili është pritur mirë nga fansat e dyshes.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films.

Blunt dhe Real 1 vite më parë kishin vendosur ta ndërronin emrin e tyre artistik ‘Shaolin Gang’, por që tashmë duket se kanë vendosur të rikthehen sërish me emrat e tyre të vjetër. /Telegrafi/