Telegrafi

Riki publikon këngën e re “Pse po lun”, vjen me klip të veçantë

Këngëtari i ri Riki, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Pse po lun” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike dhe e përshtatshme për stinën e verës.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Vedat Lushtaku, gjersa për tekstin është kujdesur EF Production.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe sjell një atmosferë verore.

Xhirimet janë kryer në një prej vendeve më të bukura në jugun e Shqipërisë, në Zvërnec.

Ana vizuale e projektit i është besuar Bleri Production. /Telegrafi/