Se talentet e rinj nga Kosova po korrin suksese në fusha të ndryshme, tashmë është e dëshmuar.
E së fundmi këngëtari i ri i njohur me emrin artistik “Riki” dhe njëkohësisht krijuesi i hitit “Një dashni”, ka bërë që me zërin e tij fantastik prej baritoni, të mahnitë yllin e muzikës moderne turke, Koray Avci, me këngën “Unutamam Seni” të kënduar “cover”.
Ylli i muzikës turke nuk ka hezituar që ta komplimentojë këngëtarin shqiptar në rrjetin social, Instagram.
Ai madje ka shpërndarë performancën e tij në kanalin e tij zyrtar në këtë rrjet social.
Riki është një këngëtar mjaft i talentuar dhe tërheqës për gjininë e bukur.
Riki ka gjithashtu disa këngë solo të publikuara, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.
“Nuk patëm fat” dhe “Një dashni” janë dy këngët e tij më të suksesshme deri më tash. /Telegrafi/