Site icon Telegrafi

Rike Roçi zbulon se a ka të dashur në kombëtaren shqiptare

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, vazhdon të jetë aktive dhe e dashur për mediat.

Së bashku me miken e saj, Ana Oksa, bënë bujë në Europian ku u vlerësuan si fanset më seksi.

Në një intervistë, Rike Roçi rrëfen të vërtetat në lidhje me futbollistët e Kombëtares, si dhe kritikon disi opinionin shqiptar.
“Nuk e prisja që do të bënim aq bujë në media. Më çudit fakti që si në Itali dhe në shtetet e tjera kemi marrë vetëm komente pozitive, ndërsa nga shqiptarët kemi marrë si komplimente dhe ofendime.

Ky është paradoksi me mentalitetin tonë”, u shpreh modelja shqiptare, e cila banon në Itali dhe njihet si tifoze e Milanit.

Exit mobile version