Site icon Telegrafi

Rike Roçi zbulon më në fund djalin që i ka rrëmbyer zemrën (Foto)

Ish­-konkurrentja e Big Brother, Rike Roçi, e cila bëri bujë si tifozja seksi e kombëtares shqiptare në kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2016”, ndihet e plotësuar me njeriun e saj të zemrës.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga plazhi, ku shihet mbështetur në shpatullat e një djali.

“Një nga kujtimet më të bukura”, shkruan Rike përkrah fotografive.

Rike duket se vijon lidhjen me të njëjtin djalë me të cilin ka qenë e lidhur prej disa vitesh dhe kohën e kaluar me të e cilëson si një prej kujtimeve më të bukura, shkruan syri.net.

Mësohet se i riu merret me biznes dhe Rike është njohur me të në Itali.

Exit mobile version