Site icon Telegrafi

Rike Roçi tregon dukjen e saj natyrale: Pranojeni veten ashtu siç jeni

Rike Roçi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe mjaft e përfolur në mediat rozë.

E gjithë kjo vjen në sajë të imazheve dhe videove që publikon në rrjetet sociale, duke mos lënë anash as ato provokuese.

Mirëpo, bukuroshja së fundmi ka vendosur të ndajë me fansat një imazh të sajin kur pozon tërësisht pa makijazh.

“Kjo jam unë pa modifikime pa photoshop pa grim dhe pa ndërhyrje. Jam lodhur më zë tmerri me hap Instagramin se jeni të gjitha në kërkim të profesionit. Pranojeni veten ashtu siç jeni”, ka shkruar mes të tjerash modelja shqiptare.

Kujtojmë që Rike fillimisht u bë e njohur me pjesëmarrjen në shoun televiziv “Big Brother”, derisa prezenca në tribunat e stadiumeve gjatë “Euro 2016”, e bëri tejet të popullarizuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Gjithashtu, faqet rozë të mediave të njohura ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj bukuroshes shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version