Personazhe të njohura të jetës publike shqiptare kanë shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Adelajda Xhamanit.
Adela u bë e famshme për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të “Big Brother Albania”, ndërsa një tjetër pjesëmarrëse në një edicion të këtij shou televiziv ka qenë edhe Rike Roçi.
Modelja ka pasur raporte shoqërore me gazetaren e ndjerë, me të cilën janë takuar dhe kanë qëndruar në kontakt.
Pasi mori lajmin për vdekjen e shoqes së saj, Rike vendosi ta publikonte në InstaStory një mesazh që ia kishte dërguar Adela dhe kishin lënë takim në Tiranë.
“U prehsh në paqe. Dua të të kujtoj me këtë mesazh të fundit”, ka shkruar Roçi në postimin që e ka shoqëruar me mesazhin e saj.
Adelajda është gjetur e vdekur mëngjesin e të dielës në banesën e saj. Ajo ishte 31 vjeçare.
Gazetarja jetonte vetëm në banesë, ndërsa për shkakun e vërtetë të vdekjes pritet vendimi i mjekut ligjor. /Telegrafi/