Rike Roçi, tifozja shqiptare bionde që pushtoi rrjetet sociale teksa po ndiqte ndeshjen Francë – Shqipëri, ishte tifozja më seksi e Kampionatit Evropian që lamë pas.
Kapelë dhe triko marramendëse – në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016.
Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në mijëra ndjekës.
Mirëpo pas gjithë fotove seksi në rrjetet sociale, radha i erdhi edhe dëshpërimit të fansave të saj.
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram teksa shokon me pamjen e saj pa grim shkruan magazina.