Telegrafi

Rike Roçi komentohet sërish për dukjen e saj

Rike Roçi (Foto: Top Channel)

Rike Roçi tërhoqi të gjithë vëmendjen në Kampionatin Evropian të vitit 2016 që u zhvillua në Francë.

Kur në fushë luante edhe Kombëtarja shqiptare, në tribunat franceze shfaqej bukuroshja shqiptare.

Ndërkaq, ditë më parë ajo ka qenë e ftuar në emisionin sportiv, Top Arena, duke bërë që të komentohet sërish për dukjen.

Lexo po ashtu Lajmet për Rike Roçin

Përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, ajo edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me bukurinë e saj.

Me një veshje që i nxirrte në pah ‘asetet’ e saj të pamohueshme, ajo u komentua nga të ftuarit në studio, por të pafundme ishin edhe komentet në rrjetet sociale për të, transmeton Top Channel.

Rike Roçi (Foto: Top Channel)

Pas kësaj shfaqjeje televizive, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë krahasime të dukjes së Rikes, para dy vitesh dhe tash.

Ndërsa duke i shikuar fotografitë, mund të vlerësoni se ku dukej më bukur ajo.

Rike Roçi (Foto: Top Channel)